Qëllimi i këtij komponenti të projektit është që të rrisë kapaciteti i komunave për përgatitje të projekteve themelore dhe më komplekse (infrastrukturore) zhvillimore të cilat do të jenë të gatshme për financim nga burime të tjera. Në përgjithësi, qëllimet kryesore të Fondit për Dokumentacion Teknik janë:
Kriteret e zgjedhjes për mënyrën e financimit janë të shumëanshme, njëkohësisht duke pasur parasysh aspektet e: efektit të synuar (QZhQ); aspektet e gjinisë dhe aspektet e tjera ,,horizontalre’’, nivelin e zhvillimit të komunave (me zbatim të Indeksit për Zhvillim Rajonal), cilësinë e projekteve të propozuara, qëndrueshmërinë dhe ndikimin socio-ekonomik. Hartimi i dokumentacionit teknik për projekte themelore infrastrukturore konsiderohet për prioritet në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës në bashkësitë lokale. Në formularin e aplikimit, duhet të përfshihen të gjitha kriteret me mundësi që aplikantët të paraqesin dokumente mbështetëse. Ju lutemi ndiqni instrukcionet për kriteret në dokumentin me udhëzime operative.
Komunat mund të aplikojnë vetëm për një projekt përparësor në një nga tre (3) grupet kryesore: Infrastrukturë komunale, transporti dhe biznesi, Infrastrukturë sociale, Infratsrukturë në lidhje me mjedisin, me ndryshimet klimatike dhe ujërat. Zgjedhja e aplikimeve të suksesshme do të bëhet përmes evaluimit objektiv dhe transparent të kërkesave pas shqyrtimit të dokumentave mbështetëse. Zgjedhja përfundimtare do të publikohet në ueb faqen e projektit, pasi do të mbarohet me procesin e evaluimit. Gjatë periudhës së aplikimit, aplikantët potencialëe do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin shqarime përmes e-postës.
Pas përfundimit të Thirrjes për propozime, do të zbatohet evaluimi (vlerësimi) i aplikimeve për të caktuar rang-listën e propozimeve dhe për të parë se cilat prej tyre do të marrin mjete financiare. Projektet e zgjedhura që do të marrin mjete për përgatitje do të shpallen publikisht. Evaluimi do të zbatohet nga komisioni i pavarur për evaluim. Çdo komunë duhet të ketë një sistem për monitorim të brendshëm të futur për zbatim të projektit. Transferimi i pronësisë bëhet sipas procedurave të UNDP.