Për Projektin

Projekti në pika të shkurtra

Në nëntor 2018, UNDP dhe Agjencioni suedez për zhvillim ndërkombëtar (SIDA) e nëndshkruan dokumentin për projektin, me të cilin u shënua fillimi i zbatimit të projektit „Ndërtimi i kapaciteteve të komunave për implementim të projekteve “. Njëra ndër tre qëllimet kryesore të projektit është që të „ përcaktohet, krijohet dhe menaxhohet një fond i dokumentacionit teknik që do të sigurojë burimet financiare të nevojshme nga komunat më pak të zhvilluara për të përfunduar punën e nevojshme përgatitore (përfshirë planet urbane) për zhvillimin e projekteve që do të mundësojnë të aplikojnë për fontede e BE, shtetërore ose fonde të tjera donatorësh, qoftë përmes granteve të drejtpërdrejta ose kredive me normë të ulët interesi “.

Projekti gjithashtu pritet të krijojë një Indeks të zhvillimit komunal, një mjet i bazuar në dëshmi që do të ndihmojë qeverinë, donatorët dhe palët e tjera të interesit të politikave të zhvillimit rajonal të përcaktojnë se cilat komuna të pazhvilluara janë në përputhje me grupin e indikatorëve, bazuar në të dhënat statistikore dhe të dhëna të tjera në dispozicion zyrtar. Integrimi i aspekti gjinor do të merret në konsideratë në të gjitha aspektet e zbatimit të projektit, si dhe të dhënat e ndara gjinore, në mënyrë që të identifikohen dallimet midis nevojave dhe prioriteteve të burrave dhe grave.

Check Icon

1 Milion $

mjete në dispozicion
Check Icon

Mbështetje për përpilimin

e projeteve themelore infrastrukturore
Check Icon

E bazuar në dëshmi

Krijim i politikave

Indeksi për zhvillim komunal

Aktualisht, nuk ka asnjë instrument të besueshëm për përcaktimin e nivelit të saktë të zhvillimit socio-ekonomik në 80 komunat e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të krahasohet ose të matet vazhdimisht përparimi i tyre në ofrimin e shërbimeve në nivelin komunal. Për të mbushur këtë zbrazëtirë, UNDP e zhvillon Indeksin e Zhvillimit Komunal (IZHK) në bazë të një numri të indikatorëve të thjeshtë, objektiv dhe lehtësisht të arritshëm që lejojnë të ekzaminojnë efikasitetin dhe përparimin e 80 komunave në Maqedoninë e Veriut brenda disa dimensioneve relevante zhvillimore. UNDP do të përdorë indeksin si një nga kriteret për të vendosur se cila komunë do të financohet përmes Fondit të Dokumentacionit Teknik (FDK). Me indeksin, komunat mbështeten për të rritur mundësitë e tyre të financimit për projektet më të rëndësishme të infrastrukturës. Përdoruesit e synuar të indeksit janë krijues të politikave, d.m.th. në veçanti, Byroja për Zhvillimin Rajonal të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe organe të tjera të pavarura si Zyra e Statistikave, donatorët dhe organizatat e zhvillimit, si dhe OJQ-të dhe organizatat e shoqërisë civile.

ICA mbështetet në nën-qëllimet e përcaktuara në Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SZHQ). SZHQ-të janë globale dhe përdoren për të përcaktuar vendet përmes një varg indikatorësh të krahasueshëm ndërkombëtarisht për 17 qëllimet – por themelet e tyre lidhen drejtpërdrejt me kompetencat e qeverive lokale, d.m.th. konkretisht roli i tyre në ofrimin e shërbimeve themelore. “Lokalizimi i SZHQ” është bërë një koncept i rëndësishëm vitet e fundit, dhe realizimi i SZHQ do të varet nga aftësia e secilit vend për ta shndërruar atë në një realitet nën-kombëtar, në komunat dhe rajonet e planifikimit në rastin e Maqedonisë së Veriut.

Analiza funksionale e sistemit të vetëqeverisjes lokale

Si pjesë e projektit, është bërë një analizë funksionale e strukturës institucionale të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale (MPMS). Analiza siguron disa rekomandime që do të shërbejnë si bazë për procesin pasues të reformave. Kuptohet që një angazhim i tillë do të mbështesë projektin në përpjekjet e tij për të hedhur themelet për ndihmë të qëndrueshme të UNDP për MVL në planifikimin dhe zbatimin e reformave.

Fondi i dokumentacionit teknik (FDT)

Qëllimi i Fondit të dokumentacionit teknik është rritja e aftësisë së komunave për të përgatitur projekte themelore dhe më komplekse të zhvillimit (infrastrukturës), të cilat do të përgatiten për financim nga burime të tjera. Objektivat specifikë të Fondit të dokumentacionit teknik janë:

Forcimi i aftësive komunale për të zhvilluar, financuar dhe zbatuar projekte cilësore lokale të zhvillimit lokal;
Sigurimi i fondeve emergjente për ato komuna që kanë më shumë nevojë për përgatitjen e projekteve zhvillimore, në pritje të instrumenteve të reja të financimit për këtë qëllim;
Të promovohet Indeksi i zhvillimit komunal dhe Synimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SZHQ) dhe indikatorët përkatës si elementë për planifikimin dhe zbatimin e politikave dhe masave të balancuara dhe të qëndrueshme të zhvillimit rajonal dhe rural;
Përmirësimi i mëtutjeshëm i cilësisë së jetës për gratë dhe burrat, kryesisht në komunat më pak të zhvilluara dhe grupet më të rrezikuara sociale.